KRONIKËSTAR CHANNEL

Dh*na mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetimet dhe apelon të mos publikohen pamjet e 17-vjeçares

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka reaguar zyrtarisht pas publikimit në rrjetet sociale të videos ku shfaqet dhunimi i një 17-vjeçareje, duke bërë me dije se ngjarja është nën hetim dhe se është regjistruar procedim penal për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit zyrtar, më 10 qershor 2026 Komisariati i Policisë Fier referoi materialet procedurale në Prokurori lidhur me ngjarjen e ndodhur më 8 qershor, ku një e mitur 17-vjeçare kallëzoi se ishte dërguar në një banesë në qytetin e Fierit dhe më pas ishte dhunuar fizikisht nga disa të mitura.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në vijim të veprimeve hetimore, Prokuroria kërkoi caktimin e një mase sigurimi personal ndaj njërës prej të miturave në konflikt me ligjin. Me vendim të datës 1 korrik 2026, Gjykata pranoi kërkesën dhe masa e sigurimit vijon të jetë në fuqi.

Organi i akuzës bën me dije se hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive penale të të gjithë personave të përfshirë, si edhe për të verifikuar mënyrën se si është realizuar, ruajtur dhe më pas shpërndarë videoja në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Prokuroria thekson se, për shkak se në këtë procedim janë të përfshirë të mitur, mbrojtja e privatësisë dhe identitetit të tyre është një detyrim ligjor. Për këtë arsye, ajo u bën thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe mediave të mos publikojnë apo ripublikojnë pamje, video apo të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e të miturve, në respekt të legjislacionit shqiptar dhe standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button