KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia e Fierit reagon pas publikimit të videos së dhunës ndaj 17-vjeçares: “Rasti është trajtuar që në 8 qershor, janë kryer të gjitha veprimet ligjore”

Pas publikimit në rrjetet sociale të videos që tregon dhunimin e një 17-vjeçareje në Fier dhe reagimeve të shumta të qytetarëve, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dalë me një reagim zyrtar, duke sqaruar se rasti është trajtuar menjëherë pas kallëzimit të bërë nga e mitura dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2026, kur 17-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier së bashku me nënën e saj, duke kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje, me pjesëmarrjen edhe të dy vajzave të tjera 15-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Tre të dyshuarat janë shoqëruar në komisariat dhe kanë pranuar se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëmoshatares së tyre për motive të dobëta. Më 9 qershor 2026, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Policia bën me dije gjithashtu se më 28 qershor 2026 është arrestuar njëra nga 15-vjeçaret e përfshira në ngjarje, por për një rast tjetër, pasi ishte kallëzuar nga nëna e saj për dhunë në familje. Pas procedurave përkatëse, ajo është dërguar për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.

Reklama në FieriWeb

Në reagimin e saj, Drejtoria Vendore e Policisë Fier thekson se ka vepruar në përputhje me ligjin dhe se mbetet e angazhuar për trajtimin me seriozitet të çdo rasti ku përfshihen të mitur.

Reagimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Nisur nga sensibiliteti i lartë publik i krijuar pas publikimit në rrjetet sociale të videos së një ngjarjeje të ndodhur më datë 08.06.2026, si dhe pas reagimeve dhe interesit të madh të qytetarëve në drejtim të adresave zyrtare dhe rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Fier e konsideron të nevojshme të risqarojë opinionin publik mbi masat e marra dhe veprimet e kryera nga strukturat e Policisë në lidhje me këtë rast, dhe më konkretisht:

Më datë 08.06.2026, një shtetase 17 vjeçe është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier, së bashku me nënën e saj, dhe ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e shtetases L. L., 19 vjeçe, nga kjo e fundit dhe dy shtetase të tjera 15-vjeçare.

Menjëherë pas kallëzimit të së miturës, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, në përputhje me parashikimet ligjore.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasja L. L., 19 vjeçe, si dhe 2 shtetaset e mitura 15-vjeçare, të cilat deklaruan se kishin ushtruar dhunë ndaj shoqes së tyre, shtetases së mitur 17 vjeçe, për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve, më datë 09.06.2026, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të 3 shtetaseve të mësipërme.

Gjithashtu, sqarojmë se, më datë 28.06.2026, nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në koordinim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është arrestuar njëra nga 15-vjeçaret e përfshira në dhunimin e 17-vjeçares. Arrestimi u bë pas kallëzimit të nënës së 15-vjeçares, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga vajza e saj, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Pas procedurave përkatëse dhe bazuar në vlerësimin e autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja e arrestuar është dërguar për trajtim në një institucion shëndetësor të specializuar për shëndetin mendor, në Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier rithekson se ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin, në bashkëpunim të ngushtë me organin e Prokurorisë, i cili është autoriteti kompetent për vijimin e procedimit penal.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për trajtimin me seriozitet të çdo rasti që cenon sigurinë e qytetarëve, veçanërisht kur në këto ngjarje përfshihen të mitur, duke vepruar me profesionalizëm, paanshmëri dhe në zbatim të plotë të ligjit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button