AKTUALITETSTAR CHANNEL

Punimet në rrugën Elbasan–Rrogozhinë drejt përfundimit, realizimi fizik arrin në 87%

Vijojnë me ritme të mira punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Rrogozhinë, një nga segmentet më të rëndësishme të Korridori VIII.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave zyrtare, realizimi fizik i projektit ka arritur në 87%. Në gjashtë fazat e para të zbatimit janë drejt përfundimit të gjitha veprat e artit, ndërsa në segmentin Paper – Ura e Grykshit (Faza II) kanë nisur punimet për shtrimin e shtresave asfaltike, si dhe vendosjen e elementeve të sigurisë rrugore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përfundimi i këtij aksi pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme për qytetarët dhe bizneset, duke shkurtuar kohën e udhëtimit, rritur sigurinë në qarkullim dhe përmirësuar lidhjen mes zonave përreth, si pjesë e një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit në vend.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button