AKTUALITETSTAR CHANNEL

Kryeinspektori Dashnor Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore dhe kontrollet gjatë sezonit turistik

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilloi paraditen e së mërkurës një takim me inspektorët e Qarkut Fier, ku në qendër të diskutimeve ishte forcimi i kontrolleve për sigurinë ushqimore gjatë sezonit veror.

Në një deklaratë për mediat, Sula u shpreh se Qarku Fier mbetet një nga zonat më të rëndësishme të vendit për prodhimin dhe përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij, ndaj garantimi i standardeve të sigurisë ushqimore do të jetë prioritet i punës së inspektorëve.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas tij, rritja e ndjeshme e numrit të turistëve gjatë muajve të verës kërkon intensifikimin e kontrolleve në stabilimentet e përpunimit të qumështit, si dhe në të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore.

Kryeinspektori theksoi se inspektimet do të synojnë garantimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve që konsumohen nga qytetarët dhe turistët vendas e të huaj që vizitojnë Qarkun Fier, përfshirë destinacionet turistike si Apolonia, Bylisi dhe Ardenica.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë takimit u bë e ditur gjithashtu se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kontrolleve ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e naftës, me fokus ndotjen e mjedisit, si edhe monitorimit të përdorimit të pesticideve në sektorin bujqësor, një çështje që u cilësua si ndër problematikat më të ndjeshme në zonën e njohur si “hambari i Shqipërisë”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button