KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksidenti me të miturën në Lushnjë, reagon Policia e Fierit: 18-vjeçari u arrestua, nëna kërkon drejtësi

Një denoncim i bërë publik nga nëna e një vajze 10-vjeçare nga Lushnja ka rikthyer në vëmendje një aksident rrugor të ndodhur pranë shkollës “Skënder Libohova”, ku e mitura mbeti e plagosur pasi u përplas nga një automjet.

Sipas nënës, aksidenti ka ndodhur më 2 korrik, rreth orës 09:30, në momentin kur vajza po kalonte në vijat e bardha. Ajo pretendon se automjeti lëvizte me shpejtësi dhe se drejtuesi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “”

Në dëshminë e saj, nëna tregon se e transportoi vetë vajzën në spital dhe pretendon se gjendja e saj fillimisht u nënvlerësua në Spitalin e Lushnjës. Sipas saj, vetëm pas dërgimit në Spitalin e Traumës në Tiranë u konstatua se e mitura kishte dëmtime të rënda dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale me vendosjen e dy pllakave metalike në këmbë.

Nëna ngre gjithashtu pretendime se është tentuar të minimizohet ngjarja dhe kërkon që institucionet përgjegjëse të hetojnë çdo dyshim që ajo ka ngritur lidhur me trajtimin e rastit. Ajo shprehet gjithashtu e pakënaqur me mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar çështja nga policia, duke kërkuar drejtësi për vajzën e saj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas publikimit të këtyre pretendimeve, ka reaguar Drejtoria Vendore e Policisë Fier, e cila sqaron se drejtuesi i automjetit është arrestuar.

Sipas policisë, 18-vjeçari që drejtonte automjetin që përplasi të miturën më 1 korrik 2026 dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit, u arrestua nga shërbimet e Policisë në orët e para të mëngjesit të 2 korrikut. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, vihet re një mospërputhje mes datës së ngjarjes të përmendur nga nëna dhe asaj të referuar nga policia, çka pritet të sqarohet gjatë hetimeve.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button