FIERI NEWSSOCIALESTAR CHANNEL

Mungesa e fuqisë punëtore në Fier, bizneset sjellin punonjës nga jashtë vendit

Mungesa e krahut të punës po kthehet në një nga sfidat kryesore për bizneset në qarkun e Fierit, duke i detyruar ato që gjithnjë e më shumë të kërkojnë punonjës jashtë Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sektorë të rëndësishëm të ekonomisë lokale, si bujqësia, ndërtimi, industria përpunuese dhe shërbimet, po përballen me vështirësi në gjetjen e punonjësve vendas, ndërsa gjatë muajve të parë të këtij viti është rritur ndjeshëm numri i kërkesave për punësimin e shtetasve të huaj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas të dhënave të strukturave të punësimit, gjatë periudhës janar–maj 2026, në qarkun e Fierit janë miratuar 553 kërkesa për Leje Unike për punonjës të huaj. Aplikimet janë kryer përmes portalit e-Albania dhe janë trajtuar nga institucionet përgjegjëse të punësimit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Kërkesa më e madhe për punonjës të huaj është regjistruar në bujqësi dhe agropërpunim, ku bizneset kanë nevojë veçanërisht për punëtorë sezonalë. Po ashtu, nevoja për fuqi punëtore është rritur edhe në ndërtim, industrinë përpunuese, tregti dhe sektorin e shërbimeve.

Reklama në FieriWeb

Punonjës të huaj janë angazhuar gjithashtu në industrinë e hidrokarbureve dhe në sektorin e shëndetësisë, duke plotësuar vende pune ku bizneset dhe institucionet kanë hasur vështirësi për të gjetur staf vendas.

Ndër shtetet nga të cilat vijnë numri më i madh i punonjësve të huaj renditen Italia, Kosova, Turqia, India, Filipinet dhe Egjipti.

Ekspertët e tregut të punës vlerësojnë se kjo prirje lidhet me emigracionin e fuqisë punëtore vendase dhe me rritjen e kërkesave të bizneseve për punonjës të kualifikuar dhe për punë sezonale.

Rritja e numrit të punonjësve të huaj në Fier po shihet si një zgjidhje afatshkurtër për mungesën e fuqisë punëtore, ndërsa bizneset shpresojnë që kjo të ndihmojë në vijimin normal të aktivitetit ekonomik në sektorët kryesorë të qarkut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button