KRONIKËSTAR CHANNEL

Ngjarje e rëndë në Shkodër, një grua humb jetën, arrestohet bashkëshorti i saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një grua ka humbur jetën pas një konflikti brenda familjes.

Sipas informacioneve paraprake, 64-vjeçari Shtjefën Ziçi dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, 54-vjeçaren Bardhe Ziçi, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Reklama në FieriWeb - “”

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës Lindore të qytetit të Shkodrës. Pas krimit, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes, ndërsa pritet edhe informacioni zyrtar nga autoritetet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button