Gjykata lë në fuqi masat për tri vajzat e dyshuara për dhu*imin e 17-vjeçares në Fier

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tre të dyshuarat në lidhje me procedimin penal të nisur pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik në Fier.
Vendimi u mor këtë të diel, më 12 korrik 2026, nga gjyqtari Noel Veizi, gjatë një seance gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Të treja akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.
Pas shqyrtimit të provave të administruara dhe dëgjimit të palëve në proces, gjykata vendosi:
- Vijimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për 19-vjeçaren L.L.;
- Vijimin e masës “Arrest në shtëpi” për të miturën K.G.;
- Vijimin e masës “Shtrim i përkohshëm në një institucion të posaçëm psikiatrik për të mitur, pranë Qendrës Spitalore të Burgjeve” për të miturën M.R.
Gjatë seancës ishin të pranishëm përfaqësuesja e Prokurorisë, të dyshuarat, mbrojtësit e tyre ligjorë, përfaqësuesit ligjorë të të miturave, psikologia dhe përfaqësues të Njësisë së Shërbimit Social për të Mitur pranë Bashkisë Fier.
Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, pas vlerësimit të rrethanave të çështjes dhe provave të paraqitura, u arrit në përfundimin se kushtet dhe kriteret ligjore për vijimin e masave të sigurimit mbeten të plotësuara.
Gjykata ngarkoi Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore, për ekzekutimin e vendimit.
Palët kanë të drejtë ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda pesë ditëve nga komunikimi i vendimit të arsyetuar.
Ngjarja lidhet me rastin e dhunimit të një 17-vjeçareje në Fier, i cili ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe vijon të jetë nën hetim nga organet kompetente.
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM FIER
NJOFTIM PËR SHTYP
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e përbërë në trup gjykues prej:
GJYQTAR : NOEL VEIZI
në Fier, sot më datë 12.07.2026, mori në shqyrtim, në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura,
çështjen penale me që iu përket palëve:
Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të
Juridiksionit të Përgjithshëm Fier; Përfaqësuar nga
Prokurorja e çështjes Znj. Violeta Shkurta.
Person nën hetim: L.L, Mbrojtur në gjykim nga mbrojtësja e zgjedhur me
deklarim në seancë Av. Arvenola Dore, anëtare e
Dhomës Vendore të Avokatisë Fier.
Akuza: Kryerja e veprës penale të “Heqja e paligjshme e lirisë”
në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 110/2, i Kodit
Penal të Republikës së Shqipërisë.
E mitura në konflikt me ligjin: K.G, Asistuar nga përfaqësuesja ligjore Znj.E.G (nëna)
dhe psikologia Znj.Daniela Gjorgo. Mbrojtur në
gjykim nga mbrojtësi i zgjedhur me deklarim në seancë
Av. Ronaldo Prifti, anëtar i Dhomës Vendore të
Avokatisë Fier.
Akuza: Kryerja e veprës penale të “Heqja e paligjshme e lirisë”
në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 110/2, i Kodit
Penal të Republikës së Shqipërisë.
E mitura në konflikt me ligjin: M.R, E pranishme në gjykim përfaqësuesja ligjore Znj.
R.R (nëna) dhe asistuar nga punonjësja sociale e Njësisë
së Shërbimit Social për të mitur pranë Bashkisë Fier,
znj. Alma Guma, e caktuar nga gjykata si kujdestar i
posaçëm, si dhe psikologia Znj. Daniela Gjorgo.
Mbrojtur në gjykim nga mbrojtësi i caktuar kryesisht Av.
Urana Fejzulla, anëtare e Dhomës Vendore të Avokatisë
Fier.
Akuza: Kryerja e veprës penale të “Heqja e paligjshme e lirisë”
në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 110/2, i Kodit
Penal të Republikës së Shqipërisë.
Objekti: Verifikimi i kushteve dhe kritereve për zbatimin e
masave të sigurimit personal në lidhje me procedimin
penal Nr. 1094/2026, në lidhje me veprën penale “Heqja
1e paligjshme e lirisë” në bashkëpunim, të parashikuar
nga 110/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Baza Ligjore: Nenet 228-230, 237, 238, 239, dhe 248 të Kodit të
Procedurës Penale dhe Nenet 81 e 86 të Kodit të
Drejtësisë Penale për të Mitur.
Gjykata, në përfundim gjykimit të zhvilluar në prani të Prokurores, në prani të personit nën
hetim L. L, si dhe në prani të mbrojtësit ligjor të zgjedhur, Av.Arvenola Dore, në prani të të
miturës në konflikt me ligjin K.G, në prani të përfaqësueses ligjore, Znj. E.G (nëna), në prani
të mbrojtësit të zgjedhur Av. Ronaldo Prifti, dhe në prani të të miturës në konflikt me ligjin
M.R, në prani të përfaqësueses ligjore, Znj. R. R (nëna), asistuar dhe nga punonjësja sociale
pranë Njësisë së Shërbimit Social për të mitur pranë Bashkisë Fier znj. Alma Guma, e caktuar
nga gjykata si kujdestar i posaçëm, në prani të mbrojtësit të caktuar kryesisht Av.Urana
Fejzulla, në prani të psikologes Znj. Daniela Gjorgo dhe në prani të Njësisë së Shërbimit
Social për të mitur pranë Bashkisë Fier, pasi shqyrtoi në tërësi rrethanat e çështjes, mori,
administroi dhe vlerësoi provat e marra në seancë gjyqësore, në bazë dhe për zbatim të nenit
112, 237, 238, 239, dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale:
VENDOSI:
1. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në
burg”, parashikur nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj personit
nën hetim L.L, nëpërmjet vendimit nr. 62-2026-4539 (1082), datë 09.07.2026, të
Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
2. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në
shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj të
miturës në konflikt me ligjin K.G, nëpërmjet vendimit nr. 62-2026-4539 (1082), datë
09.07.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
3. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal, “Shtrim i përkohshëm në një spital
psikiatrik”, të parashikuar nga neni 239 i K.Pr.Penale, pranë një Institucioni të Posaçëm
për të Mitur, pranë Qendrës Spitalore të Burgjeve, të caktuar ndaj të miturës në konflikt
me ligjin M.R, nëpërmjet vendimit nr. 62-2026-4539 (1082), datë 09.07.2026, të
Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
4. Ngarkohet Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Fier në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të
Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e
komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
U shpall në Fier, sot, më datë 12.07.2026.
GJYQTAR
NOEL VEIZI




