KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në Gjirokastër, motoçiklisti humb njërën këmbë pas përplasjes me kamion

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Kakavijë, në vendin e njohur si Kthesa e Viroit, ku një motoçikletë është përplasur me një kamion.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, motoçiklisti dyshohet se ka hyrë në korsinë ku po lëvizte kamioni, duke shkaktuar përplasjen e fortë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi grek J.K., 34 vjeç, ka pësuar dëmtime shumë të rënda, duke humbur këmbën e majtë. Ai u transportua fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Sipas Policisë, 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, shtetasi E.K., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

Reklama në FieriWeb

Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button