KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, 75-vjeçarja në gjendje kritike pasi u përplas nga një fuoristradë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, në zonën e fshatit Zham Sektor.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë ka përplasur një 75-vjeçare, e identifikuar si Bajame Ramazani, e cila po kalonte në anën tjetër të autostradës për të shkuar drejt tokave bujqësore. Mësohet se e moshuara ka kaluar mbi trafikndarësen, rreth 50 metra larg mbikalimit.

Reklama në FieriWeb - “”

Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke i shkaktuar të moshuarës plagë të rënda. Ajo është transportuar me urgjencë nga ambulanca në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po merr trajtim në repartin e kujdesit intensiv.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale. Drejtuesi i fuoristradës është shoqëruar nga policia deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button