KRONIKËSTAR CHANNEL

SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) pretencën për Fatime Kryemadhin, duke kërkuar dënimin e saj me 7 vite e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar reduktohet në 5 vite burg.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Megjithatë, SPAK ka kërkuar që ekzekutimi i dënimit të pezullohet dhe Kryemadhi të vendoset në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Po ashtu, prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e vilës së saj në zonën e Kodrës së Diellit, si pjesë e masave të kërkuara në kuadër të procedimit penal.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Fatime Kryemadhi po gjykohet së bashku me Ema Çokon dhe Pirro Xhixhon në fraksionin e dosjes “Meta”, ku të pandehurit akuzohen për vepra penale që lidhen me pastrimin e parave dhe korrupsionin.

Reklama në FieriWeb

Gjatë paraqitjes së pretencës, prokurorët u ndalën te pasuritë, kontratat dhe burimet financiare që, sipas hetimeve, lidhen me të pandehurit. Gjithashtu, u përmendën edhe të dhënat e nxjerra nga telefoni i sekuestruar në banesën e Fatime Kryemadhit, të cilat, sipas akuzës, kanë ndihmuar në zbardhjen e elementëve të rëndësishëm të hetimit.

Në të njëjtën seancë, SPAK paraqiti edhe pretencën për Ema Çokon, për të cilën kërkoi dënimin me 7 vite burg. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 4 vite e 8 muaj burg.

Edhe për Ema Çokon, prokuroria ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare.

Procesi gjyqësor pritet të vijojë me paraqitjen e qëndrimeve të mbrojtjes, ndërsa në përfundim GJKKO do të vendosë mbi kërkesat e SPAK dhe fatin e të pandehurve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button