KRONIKËSTAR CHANNEL

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Cërrik, nisin hetimet për shkaqet

Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në fshatin Qyrkan, Njësia Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja e fortë ballore mes dy automjeteve kanë humbur jetën Qemal Çala, 63 vjeç, dhe Drilon Tabaku. Të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda të marra nga përplasja, ndërsa automjetet janë dëmtuar rëndë, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës së Mollasit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, efektivët e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Paraprakisht dyshohet se përplasja frontale mes dy mjeteve ka qenë shkaku i tragjedisë, por dinamika e saktë e aksidentit dhe përgjegjësitë do të përcaktohen pas ekspertizave dhe hetimeve që po kryhen nga autoritetet.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button