KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident me pasojë vdekjen në Vranisht, humb jetën një 80-vjeçare

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti i drejtuar nga shtetasi A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka përplasur këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.




