AKTUALITETSTAR CHANNEL

Amnistia penale në IEVP Fier: 210 të dënuar përfitojnë ulje dënimi, 104 lirohen nga burgu, mes tyre edhe 2 shtetas të huaj

Ka nisur zbatimi i ligjit për amnistinë penale edhe në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave zyrtare, në IEVP Fier përfitojnë gjithsej 210 persona nga amnistia. Prej tyre, 104 të dënuar lirohen menjëherë nga burgu, ndërsa 106 të tjerë përfitojnë ulje të dënimit. Mes personave që lënë qelitë janë edhe dy shtetas të huaj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në shkallë vendi, nga dita e sotme ka nisur zbatimi i ligjit për amnistinë penale, i cili parashikon lirimin e 1.335 personave të dënuar. Përfitues janë gjithashtu gra dhe të mitur, ndërsa mijëra persona të tjerë përfitojnë faljen e ndjekjes penale për kundërvajtje dhe vepra me rrezikshmëri të ulët.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas të dhënave nga institucionet e vuajtjes së dënimit, numri i të liruarve sipas burgjeve është:

Reklama në FieriWeb
  • Lushnja – 127 të liruar
  • Fieri – 104 të liruar
  • Reçi – 101 të liruar
  • Rrogozhina – 94 të liruar
  • Korça (Drenova) – 60 të liruar
  • Burgu i grave në Pojskë – 12 të liruara

Ligji për amnistinë penale u miratua nga Kuvendi më 18 qershor dhe u dekretua nga Presidenti Bajram Begaj më 30 qershor, duke hyrë tashmë në fuqi.

Nga amnistia përfitojnë personat që kanë marrë vendim të formës së prerë deri më 31 maj të këtij viti, edhe në rastet kur vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është zbardhur ende.

Nga përfitimet përjashtohen personat e dënuar për vepra të rënda penale, ndërsa kriteret e përfitimit lidhen me llojin e veprës penale, masën e dënimit, moshën dhe kategoritë e përcaktuara në ligj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button