AKTUALITETSTAR CHANNEL
Përfitoi lirinë nga amnistia, ish-i burgosuri në Fier: “Në Shqipëri s’jetohet pa shkelur ligjin, bën vaki rikthehem”
Një nga të dënuarit që përfitoi nga amnistia penale dhe u lirua sot nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier, u shpreh pesimist për të ardhmen e tij pas daljes nga burgu.
Ai tregoi se kishte vuajtur një dënim prej tre vitesh, ndërsa nga amnistia përfitoi ulje dënimi prej dy muajsh.
“Vuajta 3 vjet për shkelje të ligjit. Përfitova 2 muaj nga amnistia. Sot do të iki në Tepelenë. Nuk jetohet dot në Shqipëri pa shkelur ligjin. Nuk di me çfarë do ta mbaj familjen. Bën vaki të kthehem prapë, ku ta dish”, u shpreh ai pas lirimit.
Deklarata e tij pasqyron pasigurinë që ai thotë se ndjen për mundësinë e riintegrimit në shoqëri dhe sigurimit të të ardhurave për familjen.




