POLITIKËSTAR CHANNEL

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër një nisme dhe abstenon në një tjetër, opozita bojkoton seancën

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të enjte një paketë projektligjesh që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa seanca u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila bojkotoi votimet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë procesit të votimit, ra në sy qëndrimi i deputetit socialist Erion Braçe, i cili abstenoi për projektligjin “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore” dhe votoi kundër ndryshimeve në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”. Ndërkohë, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, votoi kundër të gjitha projektligjeve të paraqitura.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Konkretisht, projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore” u miratua me 71 vota pro, 1 abstenim (Erion Braçe) dhe 1 votë kundër (Erald Kapri).

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Projektligji “Për censin e bujqësisë” u miratua me 77 vota pro dhe 1 votë kundër (Erald Kapri).

Reklama në FieriWeb

Po ashtu, me 78 vota pro dhe 1 kundër u miratuan ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e kimikateve”, ndërsa të njëjtin rezultat mori edhe projektligji për ndryshimet në ligjin “Për akuakulturën”, ku kundër votoi sërish Erald Kapri.

Ndërsa projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për mbrojtjen e tokës bujqësore’” u miratua me 78 vota pro dhe 2 vota kundër, të deputetëve Erion Braçe dhe Erald Kapri.

Votimet u zhvilluan në mungesë të opozitës, e cila bojkotoi seancën plenare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button