KRONIKËSTAR CHANNEL

Sulmohet efektivi i policisë në Sarandë! Po udhëtonte me motor kur…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një oficer policie ëdhtë dhunuar mbrëmjen e së enjtes. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, ku Mihal Velço, me detyrë oficer krimesh pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, është dhunuar nga disa persona.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Velço ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është fyer e më pas kanosur nga një grup personash.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Më pas ai ka zbritur nga motori dhe është konfliktuar fizikisht me ta. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por paraprakisht ka të dhëna se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë nisur një aksion në gjithë qytetin e Sarandës deri në orët e para të mëngjesit. Janë kryer kontrolle banesash, lokalesh dhe mjedisesh publike dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje. Deri tani nuk ka informacion lidhur me kapjen e autorëve të dyshuar, teksa po punohet për zbardhjen e rastit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button