BOTALIFESTYLE & SHOWBIZSTAR CHANNEL

Kinemaja në zi, shuhet Brenda Fricker, aktorja e rolit ikonik të “I Vetëm në Shtëpi”

Kinemaja botërore është në zi. Aktorja irlandeze Brenda Fricker, fituese e çmimit Oscar dhe e njohur për rolet e saj në filmat “My Left Foot”, “Home Alone 2: Lost in New York” dhe serialin “Casualty”, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Lajmi u konfirmua nga agjenti i saj, Phil Belfield, i cili e kujtoi me fjalë prekëse.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Nuk do të shohim më kurrë dikë si Brenda. Bota është më e varfër pa të. Ishte një nder ta njihja, ta doja dhe të punoja me të. Ajo do të ketë gjithmonë një vend në zemrën time dhe në zemrat e miliona adhuruesve të filmit dhe televizionit në mbarë botën”, u shpreh ai.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

E lindur në Dublin, Brenda Fricker hyri në histori në vitin 1990, duke u bërë aktorja e parë irlandeze që fitoi çmimin Oscar në kategorinë “Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor”, falë interpretimit të saj në filmin “My Left Foot”, ku luajti përkrah Daniel Day-Lewis. Filmi bazohej në historinë e vërtetë të artistit irlandez Christy Brown, i cili jetonte me paralizë cerebrale.

Reklama në FieriWeb

Dy vite më vonë, ajo u bë edhe më e njohur për publikun ndërkombëtar me rolin e gruas së zogjve në “Home Alone 2: Lost in New York”, një nga personazhet më të dashur të filmit, përkrah Macaulay Culkin.

Një tjetër rol që e bëri të paharrueshme ishte ai i infermieres Megan Roach në serialin britanik “Casualty”, ku interpretoi nga episodi i parë në vitin 1986 dhe u rikthye në role të ndryshme deri në vitin 2010.

Gjatë karrierës së saj, Fricker interpretoi edhe në filma të njohur si “So I Married an Axe Murderer” (1993), “Angels in the Outfield” (1994), “A Time to Kill” (1996) dhe “Veronica Guerin” (2003).

Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar, aktorja rrëfeu se fitimi i Oscarit nuk kishte qenë vetëm bekim për karrierën e saj. Sipas saj, suksesi bëri që producentët ta etiketonin për një kategori të caktuar rolesh, duke i kufizuar mundësitë në teatër dhe kinema.

“Ekziston ajo që quhet ‘mallkimi i Oscarit’. Ka shumë gjëra që nuk janë të mira te ky çmim. Madje nuk të japin as para me të,” kishte deklaruar ajo me humor.

Pas ndarjes nga jeta, reaguan edhe personalitete të shumta. Zëvendëskryeministri i Irlandës, Simon Harris, e cilësoi Brenda Fricker si “një thesar kombëtar”, duke theksuar se ajo i dha thellësi dhe humanizëm çdo personazhi që interpretoi. Ndërsa ambasadori amerikan në Irlandë, Edward Walsh, e quajti atë “një gjigante të kinemasë irlandeze”.

Në autobiografinë e botuar vitin e kaluar, Fricker kishte folur hapur për sfidat e rënda që kishte kaluar gjatë jetës së saj, duke treguar se pavarësisht traumave, e konsideronte karrierën e saj si rezultat të një sërë “rastësish të lumtura”, më shumë sesa të një plani të mirëfilltë.

Me ndarjen nga jeta të Brenda Fricker, kinemaja humbet një prej aktoreve më autentike dhe më të vlerësuara të brezit të saj, ndërsa publiku do ta kujtojë për interpretimet e paharrueshme që lanë gjurmë në historinë e filmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button