KRONIKËSTAR CHANNEL

Atentat me armë zjarri në Sarandë, plagoset rëndë 50-vjeçari Thimjo Rubati

Një 50-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 4 të Sarandës, pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është Thimjo Rubati, i cili u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burimet bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Reklama në FieriWeb - “”

Dyshohet se Rubati është qëlluar nga dy persona që lëviznin me një motomjet, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat e para hetimore, pista kryesore ku po përqendrohen hetimet është ajo e një atentati të organizuar. Thimjo Rubati rezulton person me precedentë penalë, i skeduar më herët për trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje dhe trafik mjetesh motorike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button