KRONIKËSTAR CHANNEL

Gara për postet kyçe në Policinë e Shtetit, zbulohen 9 kandidatët, Neritan Nallbati largohet

Pas hapjes së garës nga kryepolici Skënder Hita për drejtuesit në tre departamentet e rëndësishme në Policinë e Shtetit, dalin emrat e nëntë aplikantëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Me gradën e detyrueshme drejtues, konkurrimi përfshin departamentet e Policisë Kriminale, të Marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe atë Kufirit dhe Migracionit. 

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në listën e aplikantëve janë emra të njohur të bluve si drejtori aktual i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Gjithashtu aplikon edhe oficeri me karrierë të gjatë në polici, Lorenc Panganika, drejtori akutal i Kufirit Saimir Muça, Artan Barjaktari, Idajet Faskaj, Lutfi Minxhozi, Ferdinand Mara, Hergis Jica dhe drejtori aktual i Operacionales Alban Dautaj.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë drejtuesi aktual i departamentit të Policisë Kriminale që cilësohet si numri dy në Polici, Neritan Nallbati nuk ka aplikuar duke konfirmuar largimin e tij.

Ai drejtoi departamentin e Policisë Kriminale që nga 1 gushti i vitit 2022.

Kriminalja që përbën një nga departamentet më të rëndësishme në Polici pritet të drejtohet nga një emër i ri, ku kandidatët më potencialë janë Lorenc Panganika dhe Alban Dautaj, të dy oficerë më karrierë të gjatë në polici.

Ndërkohë pas përfundimit të aplikimeve do të nisë edhe konkursi, ku në përfundim do të bëhet edhe pikëzimi i kandidatëve, ku tre më të vlerësuarit do të shpallen fitues dhe më pas kryepolici Hita do të vendosë emrat për secilin department, që më pas do t’ia propozojë ministrit Lamallarit, i cili është i fundit që hedh firmën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button