AKTUALITETSTAR CHANNEL

Difekt i rëndë në linjën e OST-së lë pa ujë qytetin e Fierit, jashtë funksionit stacioni i pompave në Kafaraj

Një defekt i rëndë është regjistruar në linjën 110 kV të OST-së, e cila furnizon me energji elektrike stacionin e pompave në Kafaraj, duke shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në qytetin e Fierit.

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, stacioni i pompave ka dalë jashtë funksionit, ndërsa UKF është detyruar të mbyllë depot e ujit deri në rikthimin e energjisë.

Reklama në FieriWeb - “”

Ekipet përkatëse po punojnë për lokalizimin dhe riparimin e defektit në linjën e OST-së. Furnizimi me ujë në qytetin e Fierit pritet të rikthehet menjëherë pas rivendosjes së energjisë elektrike në stacionin e pompave në Kafaraj.

UKF kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar dhe garanton se do të njoftojë sapo furnizimi me ujë të normalizohet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Per shkak te mungeses se energjise kane mbetur pa energji edhe fshatrat Kafaraj, Kashishte, Ade, Sheq Musalalaj, Cerven, Peshtan i madh, Peshtan i vogel, Mucaj, Frakull, Levan,Jaru, Shtyllas, Ferras, Qarr, bishan, bocov, bashkim, martin, poro, pishe

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button