KRONIKËSTAR CHANNEL

Ishte zhdukur prej dy ditësh, 58-vjeçari gjendet i pajetë brenda një guve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Drizë të Kuçovës, ku një 58-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një guve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve, familjarët kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij dy ditë më parë, pasi ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Ata kishin kërkuar ndihmën e autoriteteve, duke bërë me dije se 58-vjeçari kishte shfaqur prej disa muajsh probleme të shëndetit mendor.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kërkimet e policisë u përqendruan në zonën pranë guvës në fshatin Drizë, pasi disa banorë kishin deklaruar se e kishin parë të hynte aty. Pas kontrolleve, 58-vjeçari, Gramoz Grymshi, u gjet i pajetë në brendësi të guvës.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas të dhënave paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e mungesës së oksigjenit brenda guvës.

Reklama në FieriWeb

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button