AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Patos-Marinzë, banorët protestojnë për qiratë e tokave: “Bankers Petroleum të respektojë kontratat”

Dhjetëra banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë kanë protestuar paraditen e sotme përpara zyrave të kompanisë Bankers Petroleum, duke kërkuar shlyerjen e detyrimeve për qiratë e tokave të përdorura nga kompania për aktivitetin e saj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Banorët pretendojnë se rreth 800 familje nga fshatrat Marinzë, Belinë, Sheqishtë, Zharrëz, Kallm, Frashër dhe Kuman nuk janë paguar për qiranë vjetore të tokave që prej fillimit të vitit 2026. Sipas tyre, këto sipërfaqe vijojnë të përdoren nga kompania për rrugë aksesi, ambiente parkimi, sheshe pune dhe puse nafte, të cilat janë në shfrytëzim prej më shumë se një dekade.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Protestuesit kërkojnë që kompania të respektojë kontratat ekzistuese dhe të vijojë pagesat sipas marrëveshjeve të mëparshme. Ata kundërshtojnë ndryshimin e kontratave nga vjetore në dyvjeçare, si dhe uljen e çmimit të qirasë nga 400 lekë në 200 lekë për metër katror.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

“Ne kërkojmë vetëm zbatimin e kontratave dhe respektimin e të drejtave tona”, është mesazhi i përcjellë nga banorët, të cilët shprehen se tokat e tyre janë një burim i rëndësishëm jetese për familjet e zonës.

Reklama në FieriWeb

Banorët paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre nuk do të marrin zgjidhje, do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme dhe do të përshkallëzojnë protestat.

Për komunitetin e zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë, pagesa e qirasë së tokave përbën një nga të ardhurat kryesore familjare, ndërsa konflikti me kompaninë vijon të mbetet i pazgjidhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button