KRONIKËSTAR CHANNEL

Roskovec/ Autori i ngjarjes i rrethuar nga policia, kërcënon se do t’i japë fund jetës

Zhvillime të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Roskovec. Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar ndodhet brenda automjetit të tij në zonën mes fshatit Vidhishtë dhe fshatit Mbërs, ku është rrethuar nga forcat e Policisë.

Burime bëjnë me dije se ai kërcënon se do t’i japë fund jetës, ndërsa negociatorët dhe efektivët e Policisë po punojnë për ta bindur të dorëzohet.

Reklama në FieriWeb - “”

Ndërkohë, Rozalina Plaka ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas të njëjtave burime, ajo është goditur me grusht në shpinë gjatë ngjarjes.

Policia vijon operacionin në terren, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për ecurinë e mëtejshme të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button