KRONIKËSTAR CHANNEL

Nga peng në Londër te tragjedia në Vidhisht, Roskovec – historia e Nertil Buzit që tronditi opinionin publik

Nertil Buzi, 35-vjeçari i përfshirë në ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në Vidhisht të Roskovecit, kishte qenë edhe më parë protagonist i një episodi të rëndë në Mbretërinë e Bashkuar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vitin 2022, Buzi u rrëmbye në Londër nga shtatë shtetas shqiptarë, të cilët më pas u arrestuan nga Policia britanike. Ai u mbajt peng për rreth një javë, ndërsa pengmarrësit kërkonin 400 mijë paund nga familjarët e tij, duke kërcënuar se do ta vrisnin nëse shuma nuk paguhej.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas raportimeve të kohës, rrëmbimi dyshohej të kishte lidhje me përplasjet mes grupeve rivale për kontrollin e shtëpive të kultivimit të kanabisit. Gjatë kohës që mbahej peng, Buzi u keqtrajtua dhe pamje të dhunës ndaj tij iu dërguan familjarëve për të ushtruar presion për pagesën e shumës së kërkuar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Operacioni i Policisë britanike u zhvillua në ditën kur skadonte afati i vendosur nga pengmarrësit. Buzi u shpëtua, ndërsa shtatë persona u arrestuan.

Reklama në FieriWeb

Katër vite më vonë, emri i tij u rikthye në qendër të kronikës së zezë në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, mëngjesin e së premtes Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Arben Plaka, plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka, dhe mori me forcë ish-partneren, të cilën e mbajti për disa orë përpara se ta linte të lirë.

Pas ngjarjes, 35-vjeçari u largua me automjet dhe u rrethua nga forca të shumta policie në zonën mes Vidhishtit dhe Mbërsit. Për disa orë me radhë u zhvilluan negociata intensive për ta bindur të dorëzohej, por pa rezultat.

Në përfundim të operacionit, Buzi u vetëvra brenda automjetit të tij, duke i dhënë fund një drame që tronditi opinionin publik në mbarë vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button