KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia jep detaje nga operacioni në Roskovec: Autori dyshohet se i dha fund jetës pas disa orësh negociata

Policia e Shtetit ka dhënë detaje zyrtare mbi operacionin e zhvilluar në Roskovec, pas ngjarjes së rëndë kriminale ku 35-vjeçari R.B. vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë, pas lirimit të penges falë ndërhyrjes profesionale të forcave të rendit, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijoi për disa orë negociatat me autorin, me synim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve intensive që nisën që në orët e para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë. Rreth orës 16:35, ai dyshohet se ka vrarë veten me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Reklama në FieriWeb

Roskovec, Fier/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen R.P, ju informojmë se:

Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button