Lajm i fundit/ Vetëvritet autori i masakrës në Roskovec, Fieri Web siguron pamje ekskluzive nga vendngjarja
Ka përfunduar në mënyrë tragjike drama disaorëshe në Roskovec. Autori i masakrës, 35-vjeçari Nertil (Refit) Buzi, është vetëvrarë pas disa orësh negociatash me forcat e Policisë së Shtetit dhe RENEA-s.
Ai qëndroi i izoluar në automjetin e tij, duke refuzuar të dorëzohej, ndërsa forcat e rendit zhvilluan një operacion të gjerë për neutralizimin e situatës.
Më herët gjatë ditës, 35-vjeçari vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-bashkëjetuesen, në një nga ngjarjet më të rënda kriminale të ndodhura këtë vit.
Fieri Web ka siguruar pamje ekskluzive nga vendngjarja, që dokumentojnë momentet pas përfundimit të operacionit policor.
Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.




