KRONIKËSTAR CHANNEL
Negociatat dështojnë sërish, 35-vjeçari refuzon të dorëzohet – snajperët e RENEA-s në gatishmëri
Një tjetër përpjekje e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minuta më parë, por pa rezultat.
Ai vijon të qëndrojë i vetëm brenda automjetit të tij prej më shumë se tre orësh, duke refuzuar çdo thirrje të policisë për t’u vetëdorëzuar.
Në terren ndodhen forca të shumta të Policisë së Shtetit, ndërsa janë pozicionuar edhe snajperët e forcave speciale RENEA, të gatshëm për të ndërhyrë në rast se situata përshkallëzohet.
Operacioni policor vijon, ndërsa zona mbetet e rrethuar dhe nën masa të rrepta sigurie.




