Aksident tragjik në Fushë-Dukat, humb jetën një punëtor, 5 të plagosur

Një aksident tragjik rrugor u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 06:10, në aksin Dukat–Orikum, në zonën e Fushë-Dukatit.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon që transportonte punëtorë ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 52-vjeçari Ilir Haka, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit ose një problem shëndetësor, ndërsa grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.




