KRONIKËSTAR CHANNEL

10 orë negociata, dy viktima dhe pengmarrje: zbardhet dëshmia e ish-partneres së Refit Buzit, në hetim edhe pretendimi për 830 mijë paund

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për ngjarjen tragjike të ndodhur më 24 korrik në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku humbën jetën Kosta dhe Belere Plaka, ndërsa autori i dyshuar, 35-vjeçari Refit Buzi, i dha fund jetës pas afro 10 orësh negociata me Policinë dhe forcat RENEA.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor pritet të marrë sërish në pyetje 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, ish-partneren e autorit, e cila u mbajt peng për disa orë pas krimit. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dëshmia e saj e parë nuk ka hedhur ende dritë mbi motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa hetuesit synojnë të sqarojnë rrethanat dhe konfliktet që mund t’i kenë paraprirë tragjedisë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas burimeve, Rozalinda Plaka, menjëherë pasi u lirua nga autori, ka rrëfyer vetëm momentet që përjetoi brenda banesës mëngjesin e 24 korrikut. Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka deklaruar se ishte në gjumë kur dëgjoi zhurma në shtëpi. Kur u zgjua, pa Refit Buzin brenda dhomës së saj, të armatosur me një armë gjahu.

Reklama në FieriWeb

“Më kërcënoi të shkoja në makinë me të dhe ta ndiqja nga pas”, ka deklaruar ajo para hetuesve.

24-vjeçarja ka treguar se në ato çaste nuk e kuptonte çfarë kishte ndodhur në banesë.

“Pashë vetëm babanë të shtrirë në kuzhinë, ndërsa nënën nuk arrita ta shihja”, mësohet të ketë dëshmuar ajo.

Një nga pistat që po verifikohet nga grupi hetimor lidhet edhe me pretendimet e bëra nga Refit Buzi për një shumë prej 830 mijë paundësh, të cilën ai pretendonte se ia kishte dërguar ish-partneres nga Anglia për ta ruajtur dhe që, sipas tij, nuk i ishte kthyer. Deri më tani, Rozalinda Plaka nuk ka dhënë shpjegime mbi këtë pretendim apo mbi arsyet e përfundimit të marrëdhënies me 35-vjeçarin. Pikërisht për këtë arsye, ajo pritet të merret sërish në pyetje në vijim të hetimeve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 korrikut në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas hetimeve, Refit Buzi qëlloi me armë gjahu ndaj prindërve të ish-partneres së tij. Si pasojë e të shtënave, Kosta Plaka humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaka, u plagos rëndë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Pas krimit, 35-vjeçari mori me vete ish-partneren dhe e mbajti peng për disa orë. Më pas ai u izolua në automjetin e tij, ku refuzoi t’u dorëzohej forcave të Policisë, pavarësisht negociatave intensive që zgjatën rreth 10 orë. Në përfundim të operacionit, ai i dha fund jetës me armën që mbante me vete.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për të zbardhur plotësisht motivet e kësaj tragjedie, ndërsa dëshmia e Rozalinda Plakës pritet të jetë një nga elementët kyç për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button