KRONIKËSTAR CHANNEL

Himarë/ Jet Ski kryente manovra të rrezikshme pranë pushuesve, bllokohet mjeti lundrues dhe gjobitet drejtuesi

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar një mjet lundrues Jet Ski në Gjirin e Livadhit, pasi drejtuesi i tij dyshohet se kreu manovra të rrezikshme pranë perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë, ndërhyrja erdhi pas sinjalizimeve të qytetarëve që po pushonin në zonë, të cilët raportuan se mjeti po lëvizte në mënyrë të rrezikshme pranë bregut. Pamjet e Jet Ski-t ishin publikuar gjithashtu edhe në rrjetin social JOQ.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit, efektivët e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare konstatuan se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. L., banues në Tiranë, nuk dispononte në bord dokumentacionin e detyrueshëm.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Për shkeljen e konstatuar, ai u ndëshkua me gjobë administrative prej 10 000 lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues Jet Ski u bllokua nga autoritetet.

Reklama në FieriWeb

Policia Kufitare bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare për të garantuar sigurinë e pushuesve, për të parandaluar shkeljet e perimetrit të sigurisë dhe për të siguruar zbatimin e rregullave të lundrimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button