KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedia në Vidhisht/ Rozalina rrëfen momentet e tmerrit: “Isha në gjumë kur dëgjova krismat, babanë e gjeta të shtrirë në tokë”

Dalin detaje të reja nga tragjedia e Vidhishtit, ku 35-vjeçari Refit Nertil Buzi vrau prindërit e ish-të fejuarës së tij, e mbajti peng për disa orë dhe më pas vrau veten. Rozalina Plaka pritet të merret sërish në pyetje nga Prokuroria, ndërsa hetimet po zbulojnë elemente të reja të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve pranë familjes Plaka, 25-vjeçarja Rozalina Plaka do të japë një tjetër dëshmi para prokurorëve, pasi deklarimet e saj të para, të dhëna menjëherë pas ngjarjes dhe në gjendje të rënduar psikologjike, janë konsideruar të paplota.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në dëshminë e saj, Rozalina ka treguar se ishte në gjumë në momentin kur ish-i fejuari i saj, Refit Nertil Buzi, qëlloi me armë zjarri mbi prindërit e saj.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

“Isha në gjumë. U zgjova nga krismat. Kur dola nga dhoma, pashë babanë tim të shtrirë në tokë”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

Reklama në FieriWeb

Sipas dëshmisë, menjëherë pas krimit, Buzi e kërcënoi me armë, e mori me forcë dhe e futi në automjet, duke u larguar drejt kodrave të Kurjanit, ku e mbajti peng për rreth katër orë.

Hetimet edhe për dosjen e mashtrimit

Ndërkohë, Prokuroria e Fierit vijon hetimet jo vetëm për ngjarjen tragjike, por edhe për një procedim penal të mëparshëm ndaj 35-vjeçarit për veprën penale të mashtrimit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se prokurori Kristi Jorgji, i cili ishte pjesë e negociatave për ta bindur Buzin të dorëzohej, është edhe prokurori që hetonte kallëzimet e disa fermerëve ndaj tij.

Sipas hetimeve, Buzi merrej me grumbullimin dhe tregtimin e perimeve, duke u premtuar fermerëve eksportimin e produkteve në tregjet europiane. Disa prej tyre e kallëzuan penalisht, pasi pretendojnë se nuk u kishte likuiduar pagesat për mallin e marrë.

Në momentin e ngjarjes, 35-vjeçari ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, i akuzuar për përndjekje ndaj ish-të fejuarës së tij.

Negociatat e fundit para vetëvrasjes

Dy vite më parë, gjatë kohës që jetonte në Angli, Buzi kishte pretenduar se ishte marrë peng nga disa bashkatdhetarë, të cilët kërkonin një shumë të konsiderueshme parash për ta liruar.

Pas vrasjes së prindërve të Rozalina Plakës dhe pengmarrjes së saj, ai qëndroi i armatosur për rreth 10 orë, ndërsa forca të shumta policie dhe negociatorë u përpoqën ta bindnin të dorëzohej.

Sipas burimeve nga efektivët që morën pjesë në negociata, prokurori Kristi Jorgji nuk i kishte bërë të ditur 35-vjeçarit se ish-vjehrri kishte ndërruar jetë, por i kishte komunikuar se të dy bashkëshortët ndodheshin të plagosur në spital.

Megjithatë, Buzi ndiqte zhvillimet në media përmes telefonit. Rreth orës 15:00 ai ishte pranë dorëzimit, por mësohet se i tha prokurorit: “Prit, se do të shoh lajmet e orës 15:30.”

Pasi mësoi nga raportimet mediatike se ish-vjehrri kishte humbur jetën, ai refuzoi sërish të dorëzonte armën. Rreth një orë më vonë, 35-vjeçari qëlloi veten me armë zjarri, duke i dhënë fund jetës.

Prokuroria vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivet, dinamikën e ngjarjes dhe të gjitha rrethanat që çuan në një nga krimet më të rënda të ndodhura në qarkun e Fierit gjatë viteve të fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button