KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarr pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Fier, dyshohet se u shkaktua nga djegia e barishteve

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në pjesën e pasme të godinës së Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Fier, duke vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse dhe Policinë.

Flakët përfshinë një sipërfaqe me barishte të thata, por falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse u bë i mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij drejt godinës së institucionit.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e barishteve nga një banor i zonës, ndërsa flakët më pas kanë dalë jashtë kontrollit.

Në vendngjarje mbërritën edhe shërbimet e Policisë së Fierit, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në godinën e Drejtorisë Rajonale të Arsimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button