KRONIKËSTAR CHANNEL

Një tjetër vatër zjarri përfshin Mallakastrën, flakët pranë qendrës së fshatit Drenovë

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Drenovë, në bashkinë Mallakastër. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pranë qendrës së fshatit, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Repartit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Bashkisë Mallakastër, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre drejt zonave të tjera.

Reklama në FieriWeb - “”

Deri në këto momente nuk raportohet për banesa të përfshira nga zjarri apo për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pritet një vlerësim më i plotë nga autoritetet pas përfundimit të operacionit.

FIERIWEB do të vijojë të ndjekë situatën dhe do t’ju informojë për çdo zhvillim të ri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button