KRONIKËSTAR CHANNEL
Përplasen dy automjete në rrugën Fier–Patos, një person përfundon në spital
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, më 31 korrik 2026, në aksin Fier–Patos.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një automjet tip Audi dhe një automjet tip Volkswagen.
Drejtuesi i mjetit tip Audi ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip Volkswagen ka qëndruar në vendngjarje dhe, sipas të dhënave paraprake, nuk ka pësuar dëmtime.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




