KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier / Theu “Arrestin në shtëpi”, vodhi një makinë në pedonalen e Fierit, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi dyshohet se theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet të parkuar në zonën e pedonales së Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja ndodhi më 27 korrik, ndërsa pas kallëzimit të pronarit të mjetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier nisën menjëherë hetimet, duke arritur të identifikojnë autorin dhe të finalizojnë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, operacionin policor të koduar “Itinerari”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas Policisë, 43-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Fierit për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe më pas kishte vjedhur automjetin.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Gjatë operacionit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i automjetit të vjedhur, i cili ishte fshehur në banesën e një 46-vjeçari në Sarandë. Ky i fundit dyshohet se ka ndihmuar autorin duke e strehuar së bashku me automjetin dhe është shpallur në kërkim nga Policia.

Reklama në FieriWeb

Nga hetimet rezulton se edhe 46-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e caktuar ndaj tij për veprën penale “Vjedhje”, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button