KRONIKËSTAR CHANNEL

VIDEO/ Shkeli perimetrin e sigurisë me gomone në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me gjobë prej 500.000 lekësh të rinj, pasi shkeli perimetrin e sigurisë detare në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Sipas Policisë së Shtetit, shkelja u filmua nga qytetarët, të cilët e denoncuan menjëherë pranë autoriteteve. Pas reagimit të shpejtë të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, u bë i mundur identifikimi i drejtuesit, bllokimi i gomones dhe vendosja e masës administrative.

Reklama në FieriWeb - “”

Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë së plazheve dhe rregullat e lundrimit, duke paralajmëruar se çdo shkelje që rrezikon jetën dhe sigurinë e pushuesve do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

Ndërkohë, kontrollet intensive vijojnë në të gjitha zonat bregdetare për të garantuar sigurinë gjatë sezonit turistik.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimet, të cilat ndihmojnë në reagimin e shpejtë ndaj çdo rasti që cenon sigurinë në plazhe.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button