KRONIKËSTAR CHANNEL

Dy operacione antidrogë dhe kundër armëmbajtjes pa leje në Vlorë e Sarandë, 4 të arrestuar

Policia e Vlorës ka finalizuar brenda 24 orëve të fundit dy operacione të koduara “Siguria” dhe “Transportuesit”, të zhvilluara për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat, janë arrestuar 4 persona, ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, rreth 5 kilogramë cannabis sativa, një sasi kokaine, 6 fishekë dhe dy automjete.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në operacionin “Siguria”, të zhvilluar në qytetin e Vlorës, u arrestua në flagrancë një 30-vjeçar, i cili u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti në çantën e tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, në Sarandë u finalizua operacioni “Transportuesit”, pas një hetimi proaktiv trejavor të kryer me metoda speciale, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Gjatë këtij operacioni u arrestuan tre shtetas, të cilët u kapën në rrugën Nivicë–Sarandë, pranë urës së Kakomesë, duke lëvizur me dy automjete. Në automjetin ku udhëtonin dy prej tyre, policia sekuestroi 5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e dyshuar se transportohej me qëllim shitjen në zonat e Sarandës dhe Ksamilit.

Reklama në FieriWeb

Sipas hetimeve paraprake, automjeti i tretë shërbente për monitorimin e itinerarit dhe sinjalizimin e pranisë së shërbimeve të Policisë, me qëllim shmangien e kontrolleve.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button