KRONIKËSTAR CHANNEL

Vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali, zbardhen detaje të reja: Arrestohet 32-vjeçari italian, dyshohet konflikt për motive xhelozie

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar Nurian Dalipaj në Vescovato, në provincën e Cremonës, Itali. Sipas mediave italiane, i riu u sulmua me thikë gjatë një përleshjeje, ndërsa autoritetet po hetojnë pistën e një konflikti me motive sentimentale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për ngjarjen është arrestuar Mattia Miraglia, 32 vjeç, banues në Vescovato, i cili ndodhet i shtruar në spital nën mbikëqyrjen e policisë, pasi mbeti i plagosur gjatë përplasjes. Ndaj tij është ngritur akuza për vrasje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, gjithçka nisi mbrëmjen e së dielës në Cremona, ku mes katër personave shpërtheu një debat i ashpër verbal. Edhe pse konflikti u ndërpre fillimisht, tensionet vazhduan.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Më pas, dy shtetas shqiptarë u drejtuan pranë banesës së 32-vjeçarit në rrugën “Via Cairoli”, në Vescovato, ku përplasja u rindez dhe më vonë u zhvendos në qendrën e qytetit, nën portikët e Piazza di Vescovato.

Reklama në FieriWeb

Sipas autoriteteve italiane, gjatë përleshjes janë përdorur thika. Nurian Dalipaj është goditur disa herë, kryesisht në fyt dhe bark, plagë që i shkaktuan vdekjen.

Një tjetër shtetas shqiptar, i cili ndodhej me viktimën, mbeti gjithashtu i plagosur. Ai arriti të hynte në një lokal për të kërkuar ndihmë, por dëshmitarët kanë deklaruar se pak më vonë u mor me forcë nga persona të tjerë të përfshirë në konflikt dhe u fut në automjetin ku ndodhej edhe Dalipaj. Më pas automjeti u largua nga vendi i ngjarjes.

Edhe i arrestuari, Mattia Miraglia, pësoi plagë gjatë përleshjes dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë, ku vijon të mbahet nën mbikëqyrjen e autoriteteve.

Karabinierët e Njësisë Operative të Cremonës kanë sekuestruar provat në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e konfliktit, rolin e secilit prej të përfshirëve dhe motivin e krimit.

Sipas mediave italiane, pista kryesore e hetimit lidhet me një konflikt të nxitur nga xhelozia dhe marrëdhëniet sentimentale, megjithatë ky version nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet italiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button