KRONIKËSTAR CHANNEL
Makinë me impiant gazi përfshihet nga flakët në Laprakë, policia: Shkak një defekt teknik

Një automjet i pajisur me impiant gazi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure, 5 gusht, në zonën e njohur si “Kupola”, në Laprakë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët kanë vënë re rritjen e temperaturës së automjetit dhe kanë dalë menjëherë prej tij, duke shmangur çdo dëmtim.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë, automjeti është shkrumbuar plotësisht, duke mbetur vetëm pjesët metalike.
Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke bërë të ditur se, nga verifikimet paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt teknik. Grupi hetimor vijon procedurat për dokumentimin e plotë të rrethanave të incidentit.




