KRONIKËSTAR CHANNEL

Seri zjarresh të dyshuara si të qëllimshme në Durrës, digjen 10 kazanë mbetjesh dhe dëmtohen 3 automjete

Një seri zjarresh të dyshuara si të qëllimshme ka alarmuar qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar djegien e 10 kazanëve të mbetjeve dhe dëmtimin e tre automjeteve të parkuara pranë tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja e parë është regjistruar në rrugën “Enver Velja”, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, ku tetë kazanë mbetjesh janë përfshirë nga flakët. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, janë dëmtuar edhe tre automjete të parkuara në afërsi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pak minuta më vonë, dy vatra të tjera zjarri janë shfaqur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ku janë djegur edhe dy kazanë të tjerë, duke e çuar në 10 numrin total të kazanëve të shkrumbuar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë në të gjitha rastet, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në zona të tjera.

Reklama në FieriWeb

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarret janë vendosur qëllimisht dhe se pas të gjitha rasteve fshihet i njëjti autor. Hetimet paraprake tregojnë se autori i dyshuar ka lëvizur nga rruga “Enver Velja”, ku dyshohet se i ka vënë zjarrin tetë kazanëve, drejt rrugës “Mujo Ulqinaku”, ku më pas janë djegur edhe dy kazanë të tjerë.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button