KRONIKËSTAR CHANNEL

Eksploziv pranë dyqanit të Noizyt në Durrës, policia nis hetimet

Një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive është gjetur e pashpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë derës së një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja rikthen në vëmendje një episod të ngjashëm të ndodhur rreth katër vite më parë. Më 8 qershor 2022, në të njëjtin objekt shpërtheu një sasi tritoli, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në atë kohë, Noizy kishte ngritur dyshime ndaj reperit Cllevio, me të cilin kishte pasur një konflikt të hapur. Ndërsa një vit më vonë, në qershor 2023, lokalit të Noizyt në zonën e Currilave iu vu zjarri në dy raste. Për zjarrvënien e qëllimshme, policia arrestoi asokohe një 26-vjeçar, i cili ishte kushëriri i këngëtarit.

Reklama në FieriWeb

Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse ngjarja e sotme lidhet me konfliktet e mëparshme apo nëse bëhet fjalë për një motiv tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button