KRONIKËSTAR CHANNEL

FIER/ Aksident rrugor pranë Cezmës së Mbyetit, dy automjete përplasen – dy pasagjerë dërgohen në spital

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme, 11 gusht 2026, në afërsi të Cezmës së Mbyetit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, jemi afruar në vendngjarje, ku është konstatuar përfshirja e dy automjeteve në aksident. Bëhet fjalë për një automjet tip Benz, me drejtues shtetasin E. Xh., dhe një automjet tip Audi, me drejtues shtetasin S. B.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në automjetin tip Audi ndodheshin edhe dy pasagjerë, të cilët si pasojë e aksidentit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Sipas të dhënave paraprake, dy pasagjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, të dy drejtuesve të automjeteve u është kryer testi i alkoolit, me rezultatin 0.0 mg/l për të dy.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Aktualisht priten përgjigjet nga spitali lidhur me gjendjen shëndetësore të pasagjerëve, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button