KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, përplasen dy automjete pranë kthesës së Varibopit, dy të lënduar përfundojnë në spitalin e Fierit

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në aksin Levan–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Kthesa e Varibopit, ku janë përplasur dy automjete.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz, me targa AA 954 IF, dhe një automjet tip Audi, me targa italiane ER 095 LX.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e përplasjes, dy pasagjerët që udhëtonin në automjetin tip Audi janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, me dy autoambulanca, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të përplasjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen shëndetësore të personave të transportuar në spital.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button