KRONIKËSTAR CHANNEL

Përplasje mes protestuesve dhe rojeve të Bankers Petroleum, banorët kërkojnë përgjigje nga kompania

Protesta e banorëve të disa fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinëz ka nisur me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë së kompanisë Bankers Petroleum.

Banorët janë rikthyer në protestë rreth dy javë pas tubimit të mëparshëm, duke kërkuar një përgjigje nga kompania lidhur me problematikat e ngritura prej tyre. Sipas protestuesve, dita e sotme ishte afati i fundit që kompania t’u komunikonte një përgjigje, por ata pretendojnë se nuk janë kontaktuar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të revoltuar, banorët kanë kërkuar të takohen me drejtues të kompanisë, ndërsa kanë kërkuar që një përfaqësi e tyre të pritet dhe të marrë një përgjigje konkrete për kërkesat e parashtruara.

Shkak i protestës është, sipas banorëve, mosrespektimi i kontratave për tokat e marra me qira nga Bankers Petroleum në disa fshatra të zonës, përfshirë Sheqishtë, Marinëz, Belinëz, Zharrëz dhe Kallm.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Banorët kërkojnë zgjidhjen e situatës dhe respektimin e detyrimeve kontraktuale nga kompania. Ndërkohë, situata është tensionuar gjatë protestës së sotme, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button