AKTUALITETSTAR CHANNEL

Situata e zjarreve në vend/ 9 vatra aktive, Drenie e Patosit mes zonave më të prekura, mbi 450 forca dhe mjete ajrore në terren

Deri në orën 14:00 të 12 gushtit, në vend vijojnë të jenë aktive 9 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar mbi 260 forca operacionale dhe 192 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa nga ajri po operojnë 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në Drenie të Patosit, vijon puna për shuarjen e zjarrit pas riaktivizimit të vatrës. Operacioni mbështetet edhe nga 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një autoambulancë, krahas forcave zjarrfikëse, Policisë, shërbimit pyjor dhe vullnetarëve.

Në Dajt, mbi tunelet e Qafë-Mollës dhe në Priskë të Madhe, vijojnë ndërhyrjet me forca në terren dhe mbështetje nga ajri. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Situata po menaxhohet gjithashtu në Krujë, Përmet dhe Gurë-Lurë të Dibrës, ku ky i fundit është një nga operacionet më të mëdha, me mbi 220 forca të angazhuara dhe dy avionë Air Tractor.

Ndërkohë, vatrat në malin e Moravës në Devoll janë izoluar dhe po mbahen nën monitorim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Prioritet i strukturave të emergjencave mbetet mbrojtja e banesave dhe banorëve, izolimi i vatrave aktive dhe parandalimi i përhapjes së flakëve.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button