KRONIKËSTAR CHANNEL

I ati në qeli për vrasjen e Renis Dobrës, Operacionalja arreston në Tiranë Siciljan Çakrin! Dyshohet i përfshirë në trafik droge

Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës kanë vënë në pranga Siciljan Çakrin, i arrestuar për një çështje që lidhet me trafikun dhe shpërndarjen e drogës.

Burimet bëjnë me dije se Siciljan Çakri është djali i Petrit Çakrit, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, bashkë me vëllezërit Kristi dhe Fation Bushgjokaj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

23-vjeçari Renis Dobra u vra në Mat, në korrik të vitit 2025, ndërsa ‘blutë’ njoftuan se nga pamjet filmike konfirmuan se i riu u rrëmbye dhe u vra nga personat e sipërpërmendur. Pas ngjarjes, Petrit Çakri u arrestua në hyrje të Tropojës.

Ndërkohë Siciljan Çakraj është arrestuar në zonën e Astirit nga Operacionalja, e cila mori informacion për vendndodhjen e tij. Ai pritet të dalë nesër përpara Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button