KRONIKËSTAR CHANNEL

Palasë / Tre pushuese rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare dhe Njësia Detare i nxjerrin në breg

Tre pushuese kanë rrezikuar të mbyteshin në det në sektorin e Palasës, pasi kishin dalë me kanoe në det, në një moment kur kushtet atmosferike dhe detare u përkeqësuan ndjeshëm.

Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare konstatuan tre shtetaset në vështirësi dhe ndërhynë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Falë reagimit në kohë të efektivëve, tre pushueset u nxorën në breg dhe fatmirësisht janë jashtë çdo rreziku për jetën. Ato ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndërhyrjen dhe ndihmën e dhënë.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u bëjnë apel pushuesve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin në konsideratë kushtet atmosferike e detare përpara se të dalin në det, duke shmangur lundrimin kur kushtet paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button