KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier / Kontrolle intensive kundër armëmbajtjes pa leje, 3 të arrestuar dhe 3 armë të sekuestruara

Fier/Mallakastër – Policia ka intensifikuar kontrollet në territorin e qarkut Fier për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Brenda 24 orëve janë finalizuar dy operacione policore, të koduara “Aksi” dhe “Hidden Guns”, duke çuar në pranga 3 persona dhe në sekuestrimin e 2 armëve zjarri dhe 1 arme gjahu.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kuadër të operacionit “Aksi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës së Posaçme Operacionale, ndaluan në Bypass-in e Fierit një automjet që dyshohej se përdorej nga një shtetas i armatosur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit të automjetit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri, tip pistoletë. Në pranga u vu 19-vjeçari Miklejin Monce, banues në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Po në kuadër të këtij operacioni u arrestua edhe Flavio Bregu, 28 vjeç, banues në Vlorë dhe pasagjer në automjet. Sipas Policisë, ai dyshohet se kishte dijeni se shoku i tij posedonte armën dhe synonte ta shiste në Fier.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, në Mallakastër u finalizua operacioni “Hidden Guns”, ku u arrestua në flagrancë Ilir Sinaj, 38 vjeç, banues në fshatin Lofkënd.

Sipas Policisë, 38-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë gjahu një shtetas tjetër. Ndërhyrja e menjëhershme e uniformave blu bëri të mundur neutralizimin e situatës dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri, tip kallashnikov, dhe një armë gjahu, të cilat dyshohet se mbaheshin pa leje.

Materialet procedurale për të tre të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button