KRONIKËSTAR CHANNEL
Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë Mateo Bakalli, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku mësohet se është dhunuar shefi i Krimeve të qytetit, Mateo Bakalli.
Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona, pas të cilit është dhunuar dhe ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë.
Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.




